Kryemadhi: Fermerët janë krenaria e Shqipërisë. Ndryshimi po vjen dhe ne do të bëjmë më të mirën për ta

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi zhvilloi këtë të enjte një takim me fermerët në Frakull të Fierit, nga ku theksoi se fermerët e Shqipërisë janë krenaria e Shqipërisë. Në një reagim përmes rrjeteve sociale, Kryemadhi thekson e bindur se ndryshimi po vjen dhe LSI-ja dhe e gjithë Opozita e Bashkuar do të bëjnë më të mirën, që djersa e familjeve që i dedikohen bujqësisë të mos shkojë më dëm, por mundi i tyre të vlerësohet në bazë të punës së kryer.

“Fermerët e Shqipërisë janë krenaria e Shqipërisë. Me punën e palodhur të tyre, ata  i japin jetë tokës pjellore me të cilën na ka bekuar Zoti.

Të dëgjosh sfidat që përballen fermerët në Frakull të Fierit, e sidomos të rinjtë që kanë vendosur të qëndrojnë për punë të ndershme në vendlindje, vetëm sa të forcon bindjen për punën që duhet të bëjmë dhe ndihmën që kanë nevojë.

Ndryshimi po vjen dhe ne do të bëjmë më të mirën, që djersa e familjeve që i dedikohen bujqësisë të mos shkojë më dëm por mundi i tyre të vlerësohet në bazë të punës së kryer”, u shpreh kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Fermerët e Shqipërisë janë krenaria e Shqipërisë. Me punën e palodhur të tyre, ata i japin jetë tokës pjellore me të…

Pubblicato da Monika Kryemadhi su Giovedì 24 dicembre 2020

SHKARKO APP