Kryemadhi i bashkohet protestës së artistëve. Mesazhi i veçantë i stampuar në bluzë
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe Nënkryetari Petrit Vasili i janë bashkuar sot protestës së qytetarëve kundër shembjes së Teatrit.
Ashtu si dhe në protestën e kaluar, Kryemadhi ka zgjedhur që mesazhin në mbështetje të artistëve ta stampojë në bluzën e saj.
Bluza që ka veshur Kryemadhi, ka të stampuar Teatrin Kombëtar dhe dy sy. Sytë janë simbol “I am whaching you”( Po të vëzhgoj). Ndërsa loti simbolizon lotët e një nëne dhe një gruaje. Simbolika e syve nënkupton po të vëzhgoj ty që më shkaktove dhimbje, dhe do ta rindërtoj aty ku ishte dhe ashtu siç ishte.

KOHA JONË SONDAZH

