Kryemadhi: Ilir Meta do të jetë ideator i një lëvizje të re, LSI e vogël për të
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, flet për të ardhmen në politikë të Ilir Metës pas përfundimit të mandatit të Presidentit, më 24 korrik. Kryemadhi zbuloi se bashkëshorti i saj do të jetë ideator i një lëvizje të re politike.
“LSI është shumë e vogël për Metën, është një kostum që i rri pak ngushtë. Meta mund të jetë ideatori i një lëvizje të re, e cila rikthen jo vetëm identitetin kombëtar dhe integritetin tonë, por mendoj se do të jetë një iniciativë”.
Formula e re Ilir Meta, PD dhe LSI?
“Edhe shumë të tjerë, jam e bindur. Meta bashkon shumë grupe. Në manifestimin e 2 marsit të gjithë janë shokuar. Në 10 ditë ai pati rreth 50 mijë qytetarë të Tiranës, jo të Shqipërisë”,-tha në “A2cnn”.