Kryemadhi: Inceneratorët, shkaku që opozita bojkotoi zgjedhjet lokale dhe dogji mandatet

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se inceneratorët ishin shkaku që opozita bojkotoi zgjedhjet lokale. Në një intervistë për Radar Informativ me Jonida Shehun, Kryemadhi drejtoi pyetjen, siç tha ajo për SPAK dhe klasën politike dhe theksoi se rezulton që inceneratorët kanë qenë sponsorizues për ta nxitur opozitën drejt bojkotit të zgjedhjeve lokale.

”Edhe Teatri Kombëtar e mbani mend ishte një nga kauzat më të rëndësishme edhe pse e gjithë opozita ishte e përfshirë. Ishte kauza kombëtare, dhe më pas edhe inceneratorët ashtu është. A janë inceneratorët sponsorizuesit kryesor të bojkotit të zgjedhjeve lokale? Po ia bëj pyetjen edhe SPAK edhe klasës politike. Rezulton që inceneratorët kanë qenë sponsorizues për ta nxitur opozitën drejt bojkotit të zgjedhjeve lokale”.

E pyetur nëse inceneratorët kanë paguar kryetarin e PD për të ndenjur jashtë zgjedhjeve, Kryemadhi tha ”Unë nuk pretendoj që të ketë faturë me nipt dhe numër serie. Por SPAK është…ka përshtypjen ka aq dokumente, që ia ka vënë në dispozicion LSI”.

Sakaq, ngritjen e Komisionit Hetimor për inceneratorët nga PD-ja, Kryemadhi e quan si veprim për të zvarritur çështjen. Sipas saj, LSI i është thënë se është lënë jashtë pasi ka pasur kërkesa edhe nga aleatët e tjerë, por nuk është e vërtetë.

SHKARKO APP