Kryemadhi: Kjo është dekada e shpresës dhe e ndryshimit (VIDEO)
Kjo do të jetë dekada e shpresës dhe e ndryshimit për shqiptarët. E këtij mendimi është kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Përmes një video-mesazhi të postuar në Facebook, Kryemadhi shprehet ndër të tjera se, ka ardhur më në fund dita që të ringremë shpresën dhe besimin dhe të rivendosim në piedestal dinjitetin njerëzor.
Postimi i plotë i Monika Kryemadhit:
DEKADA E SHPRESËS, DEKADA E NDRYSHIMIT
Viti 2020 është fillimi i një dekade ku Shqipëria, Familja, Kombi shqiptar janë dhe do të jenë të parët! Asnjë dorë e zezë nuk mund të shtrihet mbi to, pasi të gjithë shqiptarët së bashku do ta refuzojnë me forcën e rezistencës dhe shpirtin e tyre.
Kjo dekadë do të flakë tej Rilindjen e shëmtisë politike dhe morale, Rilindjen e shpërbërësve të familjes, Rilindjen e tradhëtarëve të Kombit dhe do të ngrejë lart atdhetarët e vërtetë, të rinjtë e talentuarë, burrat dhe gratë që mbajnë mbi shpatulla ekonominë e vendit dhe të familjeve të tyre. Do të ngrejë lart talentin dhe dijen e shqiptarëve, me të cilët ne krenohemi dhe që sot kemi aq shumë nevojë. Tashmë ka ardhur më në fund dita që të ringremë shpresën dhe besimin dhe të rivendosim në piedestal dinjitetin njerëzor.
KOHA JONË SONDAZH

