Kryemadhi: Koalicioni ”Shtëpia e Lirisë” fiton Shkodrën dhe Durrësin. Në Kuvend LSI duhet të kishte 11 deputetë

Koalicioni ”Shtëpia e Lirisë” synon fitoren në Shkodër dhe Durrës për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, për 6 bashkitë e vendit. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se mesazhi politik i Lulzim Bashës dhe selisë së tij është të identifikojë ”Shtëpinë e Lirisë” me Berishën.

”Komisioni i Rithemelimit përbëhet nga deputetë me peshë. I torturuan njerëzit. Kanë kaluar limitet. Jo të gjithë njerëzit i përballojnë, kur u thuhet po shkuat me Berishën do ju shpallim non grata. Këtë punë duhet ta zgjidhin me njëri-tjetrin. Ne jemi një mundësi për të garuar në mënyrë të barabartë. Mundësitë janë të mira për të marrë bashkinë e Shkodrës, të Durrësit”.

Kryemadhi u ndal edhe te Reforma Zgjedhore ku për të kjo aktualja është paralizuese për partitë më të vogla, pasi në Parlament sipas saj, duhej të ishin 11 deputetë të LSI-së. ”LSI-ja duhet të kishte 11 mandate. Unë bashkëpunova me Bashën sepse na e kërkuan vetë”,-tha në ”A2cnn”.

SHKARKO APP