Kryemadhi: Korrupsion qeveritar ka, por duhen profesionistë të pavarur në drejtësi ta luftojnë atë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se korrupsion qeveritar ka, por që për të duhen profesionistë të pavarur në drejtësi ta luftojnë atë. Reagimi vjen pas mbajtjes së konferencës së parë Kombëtare anti-korrupsion. ”Një skemë korrupsioni në bashkëpunim, e faktuar në letra dhe firma, që ka përfshirë kryeministrin, zyrën e tij, ministra, kryetar bashkie, biznese të vërtetë dhe fiktivë”.

Postimi i plotë

Edhe Kajmaku i Vorës do drejtonte një panel te kjo konferenca e qeverisë për korrupsionin, nëse nuk do e kishin arrestuar italianët. Patjetër, sepse të gjithë çfarë janë në burg sot nga Rilindja, më parë kanë qenë “kampionët” e kryeministrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reformën në drejtësi e miratuam bashkarisht si klasë politike në vitin 2016, që lufta ndaj korrupsionit të ishte përherë ekskluzivisht fusha e veprimit, e një sistemi të pavarur nga politika, të pa ndikuar nga pushteti legjislativ dhe ai ekzekutiv. Ky i fundit, dmth qeveria, është edhe më i korruptuari!

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që punojësit civil të çuar me detyrim në takim dëgjuan fjalimin propagandistik të kryeministrit, i gjithë vendi pret me padurim forcën e veprimit të drejtësisë ndaj zyrtarëve të inceneratorëve: një skemë korrupsioni në bashkëpunim, e faktuar në letra dhe firma, që ka përfshirë kryeministrin, zyrën e tij, ministra, kryetar bashkie, biznese të vërtetë dhe fiktivë. Korrupsion qeveritar ka, por duhen profesionistë të pavarur në drejtësi ta luftojnë atë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?