Kryemadhi: Kryesimi në tre qarqe, është për të krijuar frymë në ato zona
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në intervistën e parë në prag fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit, në ”Euronews Albania”, tha se kandidimin si të parën në listë për t’u bërë deputete në tre qarqe, e cilëson si përgjegjësi prej postit si kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Kryetarja e LSI-së është listuar e para në Tiranë, Fier dhe Elbasan. Ajo e komentoi me ironi se “kjo mundësi iu dha nga Edi Rama me ndryshimet e parregullta të Kodit Zgjedhor”.
Kryemadhi tha se kishte vendosur të kryesonte listat e tre prej qarqeve më të mëdha për t’i dhënë “frymë, shans dhe mundësi” të rinjve dhe sidomos grave të këtyre zonave. ”Në fakt [për të hequr dorë nga mandati] do të jetë ai qark që do t’i krijojë mundësinë një gruaje apo një të riju për të hyrë në parlament”,-u shpreh Kryemadhi.