Kryemadhi: Ky është premtimi im për Teatrin Kombëtar dhe kompleksin “Skanderbeg”!

Shembja e Teatrit Kombëtar

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë sot një premtim për Teatrin Kombëtar dhe për qendrën historike të Tiranës.

Kryemadhi deklaron se do të ndërtojë jo vetëm Teatrin Kombëtar, por dhe do të ruajë arkitekturën historike te qendrës së Tiranës.

“Teatri do të rindërtohet nga e para; siç ka qenë, por me të gjithë infrastrukturën dhe aksesorët bashkëkohorë, sëbashku me të gjithë kompleksin “Skanderbeg”, siç është ndërtuar në vitet 1938-1940!

Swiss Digital Desktop Reklama

I gjithë ansambli monumental do të rikthehet në identitet e do të jetë gjurma historike e qytetarisë së Tiranës së viteve tridhjetë të shekullit të kaluar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky është qëndrimi im, ky është premtimi im, ky është betimi im si qytetare e Tiranës që kam lindur tek shallvaret, vetëm dyqind metra larg nga Teatri Kombëtar!”,- shprehet Monika Kryemadhi në një postim në Facebook.

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/574067649884779/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?