Kryemadhi: Loja politike mes Ramës dhe kunat-opozitës nuk duhet lejuar. SPAK të veprojë pa humbur kohë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se marrëveshja e 17 Majit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, po vijon edhe në Komisionin Hetimor për Incerenatorët. Ajo thekson se loja politike mes qeverisë dhe kunat-opozitës nuk duhet lejuar të deformojë drejtësinë e re. Thirrja e saj shkon për SPAK-un, që të veprojë pa humbur kohë.

Postimi i plotë

Besoj e mbani mend 17 Majin kur Basha braktisi demokratët në çadër për të bashkëqeverisur me Ramën. Zhvillimet në komisionin hetimor parlamentar po duken fiks si një vazhdim i kësaj lidhjeje të veçantë e të fshehtë.

Zbardhja e së vërtetës për inceneratorët nuk duhet të dështojë, siç dështoi mbrojtja e Teatrit Kombëtar. Loja politike mes qeverisë dhe kunat-opozitës nuk duhet lejuar të deformojë drejtësinë e re!

Inkurajoj SPAK të veprojë mbi faktet pa humbur kohë! Këtu ndahet historia, duke treguar nëse jemi duke ndërtuar një shtet të së drejtës evropiane, apo drejt instalimit final të kapjes së shtetit, drejtësisë, opozitës.

SHKARKO APP