Kryemadhi mbështet protestën e studentëve: Bravo, respekt dhe mirënjohje

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka dalë në mbështetje të studentëve që protestojnë për uljen e tarifave dhe heqjen e pagesës së provimeve të bartura.

Në një postim në Facebook, Kryemadhi shkruan se studentët meritojnë të jetojnë në një Shqipëri të lumtur.

“BRAVO! Ju meritoni të jetoni të lumtur në Shqipëri. Politika duhet të mësojë prej jush. Respekt dhe mirënjohje!”, shkruan Kryemadhi teksa ka postuar një video të protestës.

SHKARKO APP