Kryemadhi me banorët tek zona e Ish-Uzinës: Problemi më i madh i 30 viteve tranzicion është legalizimi
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar këtë të martë një takim me banorët tek zona e Ish-Uzinës ”Auto Traktori” në Shkozë, ku ndër të tjera prekur edhe problemin e legalizimeve. Sipas saj, inceneratorit të plehrave të Tiranës i dha për dy vjet një godine pa leje 22 milion euro, por nëse tha Kryemadhi, do ti legalizonte të gjitha godinat dhe ti blinte jo me çmimin e tregut, por me çmimin e Bllokut, njerëzit do të ishin më mirë dhe në një situatë komplet tjetër.
”Unë çështjet e legalizimeve nuk i kam parë asnjëherë problematike, për mua çështjet e legalizimeve janë çështje të vullnetit politik për ti ndihmuar njerëzit. Si do ti vinte qoftë Erion Veliajt, qoftë Edi Ramës, qoftë mua të na nxjerrin nga shtëpia me gaz lotsjellës. Në qoftë se këtu qenkan 350 shtëpi nuk ka asgjë, për ti mbledhur 350 familjarë. Do ju hidhen në fyt njerëzit edhe është normale se njerëzit po i le 30 ditë pa drita pa ujë, pa shkollë këtë do bëjnë. Duhet ti lësh njerëzit të dëgjojnë hallet problematikat dhe pastaj fillon dhe diskuton. Se nuk ka njeri këtu që thotë nuk dua kopsht për fëmijën, nuk dua shkollë fillore ose shkollë 9 vjecare. Nuk ka njeri që thotë nuk dua rrugë, të gjithë i duan”,-tha Kryemadhi.
Fjala e plotë e Kryemadhit
Në 30 vite tranzicion njerëzit këtë betejë kanë, këtë hall kanë, dhe sa herë që vjen fushata elektorale të gjithë thonë: Legalizimi, legalizimi! Ajo që është e rëndësishme sipas meje është që ky xhep këtu çfarë është? Po e le pa ujë, pa drita, pa legalizime, problem është. Çdo varfëri sjell një tjetër pasojë nga mbrapa. O do të sjellë krimin, ose vjedhjen, ose drogën. Dhe ajo që mendoj unë është që, në qoftë se këtu janë 160 shtëpi, kostoja për këto 160 shtëpi shtetit nuk i kushton asgjë. Janë vetëm biletat e avionit dhe hotelet e qeverisë, kushdo qofshin, në daç të njërës e në daç të tjetrës qeveri. Por a është më e rëndësishme të rregullosh 160 familje apo është më i rëndësishëm një imazh? Po të shikosh vetëm boost-et që bëjnë nëpër rrjetet sociale, këto pagesat për promovimet e rrjeteve sociale dhe mediave, nuk është asgjë.
Inceneratorit të plehrave të Tiranës i dha për dy vjet një godine pa leje 22 milion euro. Sikur ti legalizonte të gjitha godinat dhe ti blinte jo me çmimin e tregut, por me çmimin e Bllokut, njerëzit do të ishin më mirë dhe në një situatë komplet tjetër. Ndaj ju them që ka mënyra të ndryshme për zgjidhjen e situatës këtu. Ne nuk kemi mësuar që politikën ta mbajmë peng. Nuk ka asnjë familjar që nuk do drita, ujë, rrugë, por jo pa qëllim të lënë pa drita, pa ujë e pa rrugë me qëllim që edhe pse prindërit sakrifikojnë me të gjitha mënyrat për të të shkolluar, në momentin që ti shkollohesh, o ikën jashtë shtetit, o ikën fare nga kjo zonë dhe e lë në harresë.
Ne do të marrim përsipër për të evidentuar problematikat. Çdo lloj premtimi elektoral do të ishte absurditet. Unë mendoj që Olti, Etioni edhe Erisa, po sidomos Olti dhe Etioni që jetojnë këtu dhe janë çuna të lagjes do ta zgjidhin siç do do ta zgjidhnin për veten e tyre. Nëse Olti do të bënte kompromis në kurriz të vetes së vetë dhe familjes së vetë le ta bëjë. Unë mendoj që ka mundësi pafund për ta legalizuar dhe për të hyrë në marrëveshje ju me ndërtuesit.
Unë çështjet e legalizimeve nuk i kam parë asnjëherë problematike, për mua çështjet e legalizimeve janë çështje të vullnetit politik për ti ndihmuar njerëzit. Si do ti vinte qoftë Erion Veliajt, qoftë Edi Ramës, qoftë mua të na nxjerrin nga shtëpia me gaz lotsjellës. Në qoftë se këtu qenkan 350 shtëpi nuk ka asgjë, për ti mbledhur 350 familjarë. Do ju hidhen në fyt njerëzit edhe është normale se njerëzit po i le 30 ditë pa drita pa ujë, pa shkollë këtë do bëjnë. Duhet ti lësh njerëzit të dëgjojnë hallet problematikat dhe pastaj fillon dhe diskuton. Se nuk ka njeri këtu që thotë nuk dua kopsht për fëmijën, nuk dua shkollë fillore ose shkollë 9 vjecare. Nuk ka njeri që thotë nuk dua rrugë, të gjithë i duan.
Merr 350 familje, e bën dhe planin urbanistik edhe kërkesat e banorëve edhe një plan ku duhet një furrë buke, ku duhet një farmaci, ku duhet një kancelari. Dhe nuk të kushton asgjë që të ulesh me njerëzit dhe të bisedosh dhe të flasësh. Nuk është Erion Veliaj partneri juaj, as Monika Kryemadhi. Është shteti. Dhe shteti është në funksion të qytetarëve. Vetëm në Shqipëri kam parë që i zoti i shtëpisë shkatërron shtëpinë e vetë. Ajo godinë që kemi ne këtu që quhet ish-Uzina e Auto Traktorëve nuk është pronar i saj as Erion Veliaj, as Edi Rama e as unë, por është shteti. Ti që ke hyrë atje brenda, shko paguaj lekët, paguaj qiranë, paguaj ujin, dritat, taksën e pastrimit, taksën e gjelbërimit, taksën e rrugës dhe ai të njeh ty për të ti marrë lekët, por që ta gëzosh ti atë, ai nuk të njeh.
Ai ta ka marrë ty taksën edhe kur e ka privatizuar godinën, por nuk të ka privatizuar truallin që nesër kur të vijë për ta prishur godinën, sepse thotë: Ty s’të paska shembur tërmeti, do të ta prishim ne! Kështu që ik! Kjo histori ka ngelur për papërgjegjshmërinë tonë. Historia e Uzinës zgjidhet në daç me kanun, në daç me ligj e në daç me Bibël e në daç me Kuran. Është e zgjidhshme. Do ta bësh apo nuk do ta bësh? Në qoftë se nuk do ta bësh, mos hajde të më kërkosh votë. Në qoftë se do ta bësh, hajde kërkoje votën dhe përgjigju nesër. Dhe kjo është shumë e thjeshtë. Të mendosh që vetëm tre minuta larg Tiranës, të rrish sikur të jesh në Kandahar, ku njerëzit më të varfër paguajnë taksa, drita, ujë, çojnë fëmijët nëpër shkolla, të ndodhte e gjithë kjo, këtë nuk e kisha menduar.