Kryemadhi me të rinjtë e LSI: Ju jeni makthi i Ramës në 25 prill

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me të rinjtë në Elbasan iu kundërpërgjigj kryeministrit Edi Rama teksa ky i fundit i përmendi emrin nga foltorja e Kuvendit. Para të rinjve Kryemadhi pohoi se frika më e madhe e Edi Ramës janë të rinjtë, dhe jo ajo apo lideri i PD-së Lulzim Basha.

Kryemadhi tha se vota në 25 prill do jetë një votë që do e dërrmojë Ramën. “Kur po fliste Sindi, mu mbushën sytë me lot. E kuptova emocionin e saj. Ky qytet ka sharmin dhe zgjuarsinë. Herë pas here dhe bëjmë indiferentë me qytetarët këtu. Indiferenca jonë, e imja, e politikanëve, ka sjellë që të tallen me Elbasanin, por nuk mund të bësh shaka me të ardhmen e të rinjve. Kur po vija rrugës dëgjova kryeministrin e famshëm; Mona, Luli, Luli, Mona. Ai nuk e ka frikën me ne, por e ka frikën nga ju. Ai ka frikë nga bizneset e Elbasanit, nga ato gratë naftëtarë në Ballsh, që iu ka vjedhur pagën e 20 muajve dhe po iu vjedh çdo minutë. Ai ka frikë dhe nga një grua që qesh në rrugë dhe e arreston. Sidomos ka frikë nga ju. Ju jeni makthi i tij. Vota në 25 prill do jetë një votë që do e dërrmojë atë, jo për Edi Ramën, pasi ai është një mizë që shkelet me këmbë. Për fenomenin Edi Rama që merr peng të ardhmen e shqiptarëve, të të rinjve shqiptarë. Sot do të bëjmë disa anëtarësime”, tha Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?