Kryemadhi me zyrtaren e DASH-it: Shqipëria në moment tepër delikat
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u prit në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Zj.Susan K.Falatko, Drejtore e Zyrës për Cështjet e Europës Qendrore e Jugore.
Monika Kryemadhi ndau me zj.Falatko opinionet dhe shqetësimet lidhur me situatën e rëndë politiko-sociale në Shqipëri, si dhe angazhimin politik të LSI-së në këtë moment tepër delikat për vendin.
Ajo nënvizoi rolin e veçantë e vëmendjen e SHBA per Shqipërinë bazuar edhe në vlerat e jashtëzakonshme të demokracisë, që Amerika përfaqëson për vendin tonë.