Kryemadhi në ceremoninë mortore për mjekun Nonaj, fotografohet në krah të djalit
Këtë të mërkurë, në Çorovodë u mbajtën homazhet për mjekun Muharrem Nonaj, i cili humbi jetën nga Covid-19. Pjesë e homazheve ka qenë edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Në fotot që ka shkrepur paparazzi, Kryemadhi është parë në krah të një djali të ri të cilin e mban për krahu.
Ai është Besar Metaj, djali i saj 21-vjeçar, i cili e ka shoqëruar mamanë e tij në ceremoninë mortore për doktor Muharremin, në Skrapar në vendlindjen e babait të tij, Ilir Meta.