Kryemadhi në Gjirokastër: Rilindja e ka parë administratën si një grup mercenarësh. Ja mesazhi për të rinjtë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ishte sot në Gjirokastër, ku prezantoi ekipin e LSI-së për zgjedhjet e 25 prillit. Kryemadhi u shpreh se një nga problemet më të mëdha është papunësia dhe mungesa e të rinjve që largohen nga vendi.

“Ne mbrëmë kur erdhëm fjetëm në Gjirokastrës dhe duke diskutuar me të zotin e hotelit i cili shumë pak dhoma kishte hapur, pasi ekonomia ka rënë, situata e pandemisë ka krijuar që njerëzit të mos lëvizin. Por jo vetëm kjo, por edhe ndihma nga shteti nuk ka qenë prezentë për ta. Një nga problemet më të mëdha është papunësia, mungesa e të rinjve dhe të reja, të cilët largohen dhe mbi të gjitha mbyllja e shumë degëve në Universitetin e Gjirokastrës ku Zamira është pedagoge aty dhe e di se çfarë ndodh, siç është në Gjirokastër edhe në të gjithë qytetet e Shqipërisë, Vlorë, Elbasan, Korçë, që ka sjellë mbyllje të degëve, pasi kanë ikur të rinjtë”, shprehet Kryemadhi.

Kryetarja e LSI tha se është shumë optimiste pas takimeve në Dibër dhe Skrapar, ku sipas saj ndonëse presioni është i jashtëzakonshëm njerëzit mezi e presin 25 prillin.

“Ne jemi shumë të qartë, por edhe shumë optimistë, pasi po vij nga Dibra, Skrapari, ku energjia është e jashtëzakonshme. Njerëzit mezi po presin 25 prillin pavarësisht se presioni është i jashtëzakonshëm, tentimi për ti blerë nëpërmjet vendeve të punës me kontrata, apo nëpërmjet parave që nuk i dihet origjina nga vjen, pavarësisht qëndresa është shumë e madhe dhe ata thotë se duhet të largohen. Nuk duhet të largohen sepse përfaqësojnë një parti politike. Ti Vangjel të quajmë minoritar ne, pavarësisht se je më shqiptar se këta që bëjnë si shqiptarë. Dashuria që kanë për qytetin dhe kjo dashuri e këtyre të rinjve dhe të rejave që po jetojnë sot në Gjirokastër, po mundohen ta mbajnë me mund dhe me djersë duhet stimuluar më shumë, ndihmuar, përkrahur nga LSI”, shprehet ajo.

“Nga ana tjetër, mungesa e shërbimeve duke filluar që tek spitali, nuk mund të lësh Gjirokastrën që të mbahet me një ambulancë, sepse spitali rajonal e kanë shpikur të tjerët që janë më të zotë se Manastiruliu dhe Edi Rama nga ana e sistemit shëndetësore, pasi ti jetë vetë mjek dhe e di shumë mirë se si funksionon. Ka të bëjë që njerëzit të mos ndihen më të sigurtë dhe të largohen nga ky vend. Pra të vazhdojë shpopullimi me ritme shumë më të shpejta. Nëse deri tani shpopullimi ka ndodhur për shkak të papunësisë, tani shpopullimi do të ndodhë me ritme më të shpejta për shkak të kujdesit shëndetësor, arsimit dhe më pas do të vijmë gjëra njëra pas tjetrës”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

Ndër të tjera Kryemadhi sulmoi PS-në, duke u shprehur se “Rilindja e ka parë administratën qeverisje si një grup mercenarësh që është vetëm në funksion të saj”.

SHKARKO APP