Monika Kryemadhi në Kosovë, në vendlindjen e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ndodhet sot në Gllogjan të Kosovës me ish-Kryeministrin Ramush Haradinaj. Ky i fundit e ka bërë të ditur lajmin dhe arsyen e takimit të tyre sot në vendlindjen e tij.

Haradinaj shkruan: “Në përvjetorin e dytë të ndarjes nga jeta të babës sonë, Hilmi Haradinajt, me nderim kujtuam rrugëtimin e tij jetësor dhe vlerat, në të cilat ai besoi dhe i mbrojti çdoherë me nder. Baba na mësoi, se vdekja për t’i dhënë jetë lirisë është vlera më sublime njerëzore. Ashtu siç qëndroi i papërkulur për të drejtën e shqiptarëve, na la porosinë t’i mbetemi përjetë besnik lirisë.

Mirënjohës Kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi që na u bashkua sot në Gllogjan, si dhe të gjithë atyre që përgjatë gjithë jetës së tij e nderuan nga të gjitha trojet e atdheut. I përjetshëm kujtimi për ty, plak.”

SHKARKO APP