Kryemadhi në Lushnje: Nëse në Serbi largohet 1 qytetar, në Shqipëri ikin 15

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi,nga Lushnja ku prezantoi kandidaten për deputete u ndal tek largimi i shqiptarëve. Sipas saj, nëse në Serbi ikën një qytetar, në vendin tonë ikin 15. Kryemadhi u shpreh se edhe LSI ka gabimet e vete, pasi nuk ka qenë e vendosur.

A kemi gabime ne si LSI, po kemi. Sepse po të kishim qenë të vendosur në rrugën tonë dhe të mos kishim parë në momente, çështjet e stabilitetit, për hir të stabilitetit politik dhe rajonal. Edhe për çfarë na u desh ne stabiliteti rajonal? Shkatërruam ekonominë shqiptare. Larguam të rinjtë nga Shqipëria. Është vendi i parë në Evropë për azilantë politike. Nëse ikën një serb, në Shqipëri ikin 15 shqiptarë, nëse ikën 1 kosovar, në Shqipëri ikin 10 shqiptarë, në Mal të Zi nuk ikën njeri. Kështu që ne na duhet të rikthejmë vëmendjen”, tha Kryemadhi.

Teksa foli për bujqësinë, Kryemadhi u shpreh se në vend nuk ka siguri për ushqimin, pasi nuk dihet çfarë prodhohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Na ka marrë të hamë fruta, sot kemi hibride, sot nuk dimë çfarë prodhojmë. Fermerët e nisin për shalqi dhe i del kungull, pse sepse nuk ka asnjë kontroll dhe ndihmëse që ti jepet fermerit”, u shpreh Kryemadhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?