Kryemadhi: Pandemia nuk luftohet me terror dhe presion psikologjik

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se masat e marra nga qeveria kundër pandemisë së kanë qenë jashtë normales. Në një intervistë për emisionin “Open” të Eni Vasilit, Kryemadhi u shpreh se i mirëkupton një pjesë të masave shtënguese, siç mori gjithë bota, por nuk e kupton presionin dhe terrorin psikologjik.

“Në fund të ditës nuk mund të dalësh jashtë rregullave që kanë marrë vendet e tjera të botës. Mënyra e presionit dhe dhunës psikologjike ka qenë e tmerrshme”,- tha Kryemadhi.

Kryemadhi kritikoi dhe mënyrën e komunikimit të qeverisë për informacione të rëndësishme me qytetarët.

“Unë jam dakord që vendimet të publikohen në faqen zyrtare të qeverisë apo të përdoren mediat për të informuar qytetarët, por nuk e kuptoj sesi vendimet më të rëndësishme të jepen në Facebookun e Ramës…”,- deklaroi kryetarja e LSI.

Kryemadhi deklaroi nga studio e “Open” në Top Channel se shifrat e raportuara nga institucionet në Shqipëri nuk janë të sakta. “Për mua shifra nuk janë absolutisht të sakta, janë mashtrim. Qeveria nuk raporton shifra të sakta. Koronavirusin e kemi që në dhjetor.  Janar dhe shkurt ka patur një numër të madh.

Qeveria duhet të thotë na falni, nuk dimë të menaxhojmë. Ne nuk themi sa persona të tjerë vdesin për shkak të sëmundjeve të tjera”,- deklaroi Kryemadhi.

SHKARKO APP