Kryemadhi: Pashkët e Ringjalljes dhe të çlirimit nga e keqja. Zoti e bekoftë Shqipërinë
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar të gjithë besimtarët për Pashkët. Teksa thotë se këto janë Pashkët e Ringjalljes dhe të çlirimit nga e keqja, lutet për një të ardhme më të mirë për shqiptarët.
”Gëzuar Pashkët dhe me lutjen për të ardhmen me zemër të mirë e të mbushur me gëzim për çdo shqiptar.
Këto Pashkë që po kalojmë janë Pashkët e Ringjalljes dhe të çlirimit nga e keqja, që donte të pushtonte nëpërmjet kësaj situate pandemie dhe varfërie por që me ndihmën e Zotit, asnjëherë nuk do të fitojë.
Për shumë vjet gëzuar! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët”,-shkruan Kryemadhi në urimin e saj publikuar në facebook.