Kryemadhi: Edi Rama hetohet nga drejtësia amerikane, Basha nga Arta Marku
Kryeministri Edi Rama po hetohet në SHBA për foton me presidentin Obama në vitin 2012. Kështu është shprehur kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në emisionin ‘Java’ në RTSH.
Për Kryemadhin, hetimi amerikan do të sjellë një problem të madh për Edi Ramën pasi është pranuar se është paguar për atë foto.
Përveç gjithë skandaleve që janë bërë sa një mullar te dera e Edi Ramës, kemi edhe një skandal tjetër, edhe më të madh, por ky do të jetë skandali që do ta vendosë Edi Ramën në një pozicion shumë të vështirë në të ardhmen, jo me drejtësinë shqiptare, por me drejtësinë amerikane, që është fotoja e famshme e 2012-s.
Nuk kam paguar asnjë qindarkë tha ai dhe se kjo foto është bërë një çast përpara se ai të bënte marrëveshjen me ju…
Problemi i Edi Ramës nuk është thjesht fotoja me Obamën, por problemi i tij është që qytetari i huaj numër ka pohuar që unë kam bërë këtë veprim në favor të Edi Ramës. Dhe tjetra është që: në Amerikë thanë vërtet janë elementet dhe mjetet për të kryer këtë veprim, por kush është përfituesi dhe në këtë rast është ai që ka bërë foton. Kështu që kjo është diçka që do ta zgjidhë vetë Edi Rama. Këto fotot në fakt kthehen ndonjëherë në bela, bëhen si këto fotot e pjeshkave të bllokut në Instagram, se kush doli më bukur.
Le të mos harrojmë këtu që edhe z. Basha ka një llogari të hapur…
Vetëm se ka një ndryshim që z. Basha e heton Prokuroria e Arta Markut, ndërsa z. Rama e heton drejtësia amerikane.