Kryemadhi: Policia po përgjon masivisht telefonat para zgjedhjeve
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi bëri një akuzë të rëndë në një intervistë televizive. Ajo tha se forcat Operacionale të Policisë janë angazhuar në përgjim masiv telefonash në funksion të zgjedhjeve të së dielës.
“Unë kam një problem shumë të madh me telefonin, prej ditësh më përgjojnë telefonin. Nuk shikoj dot asnjë story në Instagram. Ta dinë të gjithë se kur të përgjohet telefoni, konsumimi i internetit është i pamundur.
Më dërguan një video para ca ditësh, nuk kishte burrë nëne që ta shkarkonte. Të gjithë punonjësit e Operacionales na kanë vënë në përgjim ne të LSI-së. Edhe ata të Ministrisë së Brendshme janë angazhuar. Është akuzë e rëndë, por është e vërtetë. Ne kemi gjetur dhe përgjuesit sepse janë shumë të trashë, janë pa shkollë dhe i lënë aty” – tha Kryemadhi.