Kryemadhi: Presioni i qeverisë ndaj LSI ka qenë i madh

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ishte sot në një takim me kryetarët e degëve në të gjithë vendin.

Ajo tha se është në dijeni të vështirësisë që ata kanë pasur pasi qeveria po ushtron një presion të jashtëzakonshëm ndaj LSI. Sipas Kryemadhit, kjo ka ndodhur pasi LSI e bezdis qeverinë, madje e ka lënë pa gjumë.

“E di që është e vështirë. Presioni i qeverisë ndaj LSI-së është i jashtëzakonshëm. Pema që ka kokrra gjuhet. Ne ekzistojmë. I lëmë pa gjumë natën. I bezdisim. Ne kemi marrë vota për 11 mandate në zgjedhjet e 25 Prillit. Paratë e Inceneratorëve kanë qenë të hedhur kundër LSI. Kapja e opozitës me paratë e Inceneratorëve ishte një nga dëmet më të mëdha ndaj Shqipërisë. U thye shpresa e ndryshimit. Shqiptarët besonin në ndryshim po tradhtia do i kushtojë edhe të ardhmes së Shqipërisë. Secili nga ne e ka të domosdoshme për të gjetur veten në betejat që do vijnë”,-tha Kryemadhi.

SHKARKO APP