Kryemadhi prezanton programin e LSI-së: Rinia është forca njerëzore, që Rilindja i trembet si djalli temjanit

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi deklaron se rinia është forca dhe shpresa e ndryshimit rrënjësor që i nevojitet Shqipërisë.

Në një reagim përmes rrjeteve sociale, Kryemadhi deklaron se “Rilindja” nuk mund të realizojë asnjë nga aspiratat e rinisë, sepse qëllimi i saj është t’i largojë nga vendi, t’i kthejë në emigrantë. Rinia është forca njerëzore, thotë kryetarja e LSI-së që Rilindja i trembet si djalli temjanit, pasi sipas saj, ata nuk mund të blihen, as të shiten, e vetmja mundësi që i ofron qeveria e korruptuar dhe e paaftë.

Reagimi i Kryemadhit

Rinia është forca dhe shpresa e ndryshimit rrënjësor që i nevojitet Shqipërisë. Ata nuk kanë nevojë për lëmoshë qeveritare në prag zgjedhjesh, as për premtime që ngelen në fletëpalosjet elektorale. Ata meritojnë mundësinë për të konkurruar, jo vetëm në politikë, por në arsim, në punësim, në biznes.

Rilindja nuk mund të realizojë asnjë nga aspiratat e rinisë, sepse qëllimi i saj është t’i largojë nga vendi, t’i kthejë në emigrantë. Rinia është forca njerëzore, që Rilindja i trembet si djalli temjanit. Ata nuk mund të blihen, as të shiten, e vetmja mundësi që i ofron qeveria e korruptuar dhe e paaftë.

LSI ka programin, këmbënguljen, angazhimin e saj, që të ofrojë arsim cilësor, punësim të mirëpaguar sipas meritokracisë, çlirim të tregut dhe të ekonomisë.

Këto nuk janë premtime elektorale, por angazhime kombëtare, që rinia të ndërtojë të ardhmen e saj në atdhe sepse Shqipëria është shtëpia e çdo shqiptari!

SHKARKO APP