Kryemadhi: Rama gënjeu në Komisionin Hetimor, nuk ka investim 128 milionë euro në inceneratorin e Tiranës

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi sot ka treguar me detaje sipas saj, aferën e incerenatorit të Tiranës. Akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama nuk i ndalon, kur thotë se kur ishte Rama në Komisionin Hetimor, mashtroi se ka investim 128 milion euro për këtë incerenator.

”Unë do ta filloja me një deklaratë të kryeministrit Edi Rama në Komisionin Hetimor, ku të gjithë shqiptarët e mbajnë mend në atë teatër ulërimat dhe pasthirrmash, kur thonte është kompani private e cila investon 128 milionë euro. Në fakt në pamje të parë nuk asgjë të keqe një kompani private e cila investon 128 milionë euro për inceneratorin e Tiranës dhe Bashkia e Tiranës i blen shërbimin.

Sot e kësaj dite pas kaq vitesh qeveria shqiptare në bashkëpunim me Drejtorinë e Koncesioneve në Ministrinë e Financave mbikqyr të gjithë mbështetjen buxhetore që i jepet inceneratorit të Tiranës nga buxheti i shtetit dhe po kështu nga Bashkia e Tiranës. Në fakt po të hyjmë në gjithë këtë investigim që kemi bërë përvecc dhënies së koncesionit në mënyrë të paligjshme nga Erion Veliaj për një angazhim 30-vjeçar.

Ne na ka rezultuar se investimi prej 128 milionë eurosh nuk ekziston. Kjo do të thotë që kryeministri ka gënjyer në komisionin hetimor e para, e dyta ka gënjyer me dokumenta ka gënjyer me të gjithë angazhimin me të gjithë fushatën publicitare për opinionin publik”.

SHKARKO APP