Kryemadhi: Rama ka kërcënuar ambasadorët, u bën presion me letra

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi mbrëmjen e sotme se kryeministri Edi Rama ka kërcënuar të gjithë ambasadorët e huaj që janë në vendin tonë, me vendet e tyre të punës. Në një lidhje nga studio e saj, duke iu bashkuar emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në “News24” numri një i LSI-së tha se në disa raste ambasadori i SHBA-ve Donald Lu dhe Romana Vlahutin kanë mbajtur anën e qeverisë. Në këtë linjë, mes të tjerash Kryemadhi tha se kreu i qeverisë është njeri posesiv dhe kërcënon diplomatët, vetëm me qëllim që mos t’i kthehen kundër. ‘BalkanËeb’ sjell më poshtë intervistën e Kryemadhit.

INTERVISTA
Zoti Lu ka pohuar që në muaj janar do kapen peshq të mëdhenj në Shqipëri. Mendoni se do ndodh kjo gjë? Janë politikanë, apo mafioze?

Mafiozët kanë ikur të gjithë. Pas informatave, kanë ikur. Ca i ke në Australi, ca në Europë. Ia mbathën. Nuk është problemi tek ambasadorët. Në fakt ambasadorët ndërhynë në jetën tonë politike pasi jemi të paafatë për të bërë politikë. Del një ambasadorë dhe shkojnë 200 kamera, kur shkon një politikan nuk shkojnë. Bëhet censurë. Doli Lulzimi në Kuvend, gjithë televizionet jepnin reklama. Ne jua krijojmë mundësinë qoftë ambasadorëve. Më shumë besojmë një shoqatë, që si dihet nga i merr paratë.

LSI ka konsideruar që ambasadori Lu është i lidhur me SOROS-in. Përse e mendoni këtë?
Të gjithë ambasadorët, jo vetëm Lu dhe Valhutin, përfaqësojnë shtetin e tyre. Shtete e tyre kanë punë me qeverinë dhe jo me median. Normalisht gjithmonë mund të ketë pasur dhe një subvencion nga qeveria për t’i vendosur në pozita ambasadorët. Para ca vitesh kam qenë në takim me zotin Hahn se nëse ka Rama probleme me Vlahutin, do marrë në telefon Mogherinin dhe do i prishë asaj karrierën. Rama është posesiv. Ne kemi lejuar që një njeri që ka probleme me sjelljen e tij,. Të jetë kryeministri i Shqipërisë. Edhe ambasadorët do vuajnë atë fatkeqësinë tyre që do jenë nën tutelën e kryeministrit.

Lu e Vlahutin mendoni se investojnë shumë majtas?
Të majtë nuk ka në Shqipëri. Edi Rama është ekstremist i djathtë. Ka pasur raste që e kanë mbështetur. Ata janë në presionin e Ramës dhe do ishte që të bënim mbështetjen e Ramës ndaj një media sesa të marrin një letër kërcënuese nga shteti i tyre. Rama i ka kërcënuar të gjithë ambasadorët që janë këtu me vendin e tyre të punës.

SHKARKO APP