Kryemadhi: Rama po i mbyll portalet, që qytetarët të mos shohin vjedhjet e Rilindjes

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në intervistën e dhënë për Nova Media e pyetur në lidhje me paketën antishpifje dhe ligjin që po diskutohet sot në Kuvend u shpreh se problemi kryesor qëndron te kufizimi i lirisë së shprehjes së qytetarëve dhe se Rama kërkon ta përdorë këtë ligj për të ndaluar qytetarët shqiptarë të shohin vjedhjet e tij dhe qeverisë. “Tashmë njerëzit as nuk do të shikojnë më sepse do tu mbyllen dhe sytë. Sepse portalet ai nuk po i mbyll për fjalën, po i mbyll që njerëzit mos të shikojnë live sesi Edi Rama mashtron dhe sesi Edi Rama vjedh dhe korrupsionin haptas të qeverisë së tij. Sot ne dëgjuam sesi u dënua me 1 vit burg Ervin Salianji, sepse denoncoi një aferë, një trafik drogë të vëllait të një ish-ministri të brendshëm. Mos u çudisni kur nesër. Sesi Edi Rama ka shpallur një portal faqe terroriste. Jeta osh qef. A e dini ju se pse akuzohet JOQ në Shqipëri? JOQ është një nga websitet online e cila është më antipolitikë, antiqeveri, që shan të gjithë politikanët”.

Deklarata e plotë

Tashmë vjen kulmi te liria e shprehjes. Jo vetëm fjala e portaleve sepse Rama kërkon ta bastardojë thjesht në portale apo thjesht në media online te cilat nuk kanë transparencën, nuk kanë çelësat e të tjera kështu me radhë. Problemi është te liria e shprehjes së qytetarëve. Veprimet dhe deklaratat diktatoriale te mazhorancës tregojnë haptas që ata do ta votojnë ligjin edhe pse ka një reagim nga Komisioni Europian ku i bën thirrje që mos të nxitohen apo dhe një reagim nga Këshilli i Europës apo dhe nga OSBE, që unë nuk kam pasur pikën e dyshimit që këto deklarata kur bëhet fjalë që i cënojnë rrugën Edi Ramës veshët e tij janë shurdh por problemi qëndron jo vetëm te ligji sesa te mënyra arrogante dhe kriminale që Edi Rama dhe qeverisja e tij po kërkojnë të vendosin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vjen si rezultat i të gjithë historikut të ngjarjeve që janë krijuar gjatë gjithë kësaj periudhe. Tashmë njerëzit as nuk do të shikojnë më sepse do tu mbyllen dhe sytë. Sepse portalet ai nuk po i mbyll për fjalën, po i mbyll që njerëzit mos të shikojnë live sesi Edi Rama mashtron dhe sesi Edi Rama vjedh dhe korrupsionin haptas të qeverisë së tij. Sot ne dëgjuam sesi u dënua me 1 vit burg Ervin Salianji, sepse denoncoi një aferë, një trafik drogë të vëllait të një ish-ministri të brendshëm. Mos u çudisni kur nesër. Sesi Edi Rama ka shpallur një portal faqe terroriste. Jeta osh qef. A e dini ju se pse akuzohet JOQ në Shqipëri? JOQ është një nga websitet online e cila është më antipolitikë, antiqeveri, që shan të gjithë politikanët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Që në momentin që ne kemi vendosur të jemi njerëz publik kemi marrë përsipër t’u japim të drejtën qytetarëve , gazetarëve, portaleve që të na gjykojnë. Është tjetër gjë kur shpif dhe ti për shpifje shkon në burg edhe është tjetër gjë kur ti i ke lënë të drejtën që të bëjë batuta. A e dini ju që Edi Rama e ka akuzuar JOQ për terrorizëm? Cili është terrorizmi që ka bërë JOQ? Joq është marrë me dhi me dele. Apo Brryli Brodway, apo DNSH etj. E mbyll dot sarkazmin e qytetarëve,. e mbyll dot gojën e qytetarëve? Kurrë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?