Kryemadhi: Rama zhveshi nga taksat oligarkët dhe takson intelektualët
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim mëngjesin e sotëm me banorët e njësisë 4 në Tiranë.
Në fjalën e saj, Kryemadhi u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim të dhënë. Më tej, Kryemadhi akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka “zhveshur” nga taksat oligarkët shqiptarë dhe po takson intelektualët dhe shtresën e mesme.
Kryetarja e LSI është shprehur se qytetarët shqiptarë po largohen nga mungesa e shpresës për të pasur një punë dhe një të ardhme në vendin e tyre.
“Qytetarët po largohen nga mungesa e shpresës. Kryeministri Edi Rama nuk mbajti asnjë premtim të dhënë. Ai takson intelektualet dhe ‘zhveshi’ nga taksat oligarkët. Qytetarët janë ata që kanë ndërtuar shtetin dhe me taksat e tyre mbahet shteti. Ne duhet të orientojmë qytetarët në mënyrë të tillë që ata të kenë vetëbesim për të qenë të aftë për të kërkuar llogari. Na ndajnë 100 ditë nga 25 prilli, 10 minuta secili nga ne t’ia kushtojë një miku, një shoku. Shqiptarët sot janë të papunë, u kanë ikur fëmijët jashtë. Ata duan ndryshim që vjen nga 25 prilli”, tha Kryemadhi.