Kryemadhi: Shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore edhe për qarkun e Lezhës është detyrim
Politikë E Enjte, 28 Nëntor 2019 19:26
Ndonëse sot duhet të ishte një ditë feste për të gjithë shqiptarët, për të nderuar 28 nëntorin, ditën e Pavarësisë, vendi vajton humbjen e jetëve nga tërmeti shkatërrues.
Përmes një postimi në “Facebook”, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi teksa publikon reagimin e Petrit Vasilit, shprehet se shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore edhe për qarkun e Lezhës është detyrim.