Kryemadhi: Solidariteti ynë për popullin vëlla turk është i pakufishëm

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka shprehur solidaritetin me popullin turk për pasojat e tërmetit të rëndë që goditi dje Turqinë.
Në një mesazh në Facebook, Kryemadhi shprehet se shqiptarët, më mirë se kushdo tjetër, e kuptojnë situatën e rëndë që po kalon sot Turqia.
Kam përjetuar me hidhërim dhe dhimbje të thellë tërmetin që goditi Turqinë dhe popullin turk. Ne më mirë se kushdo e dimë se sa e rëndë është kjo situatë ndaj jemi pranë familjeve, që kanë humbur të dashurit e tyre dhe ju shprehim ngushëllimin tonë të thellë. Uroj me gjithë zemër që operacionet e shpëtimit të jenë sa më të suksesshme për të pasur sa më shumë jetë të shpëtuara. Solidariteti ynë për popullin vëlla turk dhe qeverinë e Republikës se Turqisë është i pakufishëm në këto çaste tragjike. Zoti qoftë me ju!”,- shprehet Kryemadhi në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?