Kryemadhi sonte tek Sokol Balla: Vala e ndryshimit do të sjellë shpresë, kjo është koha e të rinjve
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, mbrëmjen e sotme do të jetë e ftuar në emisionin e gazetarit Sokol Balla në ”News 24”, ku thotë se do të flasë për uraganin e ndryshimit siç ajo e cilëson 25 prillin. ”Kjo është koha e të rinjve dhe të rejave në drejtimin e vendit. Kjo është koha e shërbimit me përulje ndaj familjeve shqiptare”,-shkruan Kryemadhi.
Postimi i plotë
Në 25 Prill kapitullon përfundimisht politika e vjetër që po mban peng të ardhmen europiane të Shqipërisë. Që po mban peng ekonominë, punësimin, mirëqenien e shqiptarëve.
Kjo është koha e të rinjve dhe të rejave në drejtimin e vendit. Kjo është koha e shërbimit me përulje ndaj familjeve shqiptare.
Për uraganin e ndryshimit do të bisedojmë sot me gazetarin Sokol Balla LIVE. Ju ftoj të më ndiqni dhe të bëheni gati. Vala e ndryshimit do të sjellë shpresë dhe frymëmarrje për të gjithë!