Kryemadhi: SPAK i ka gati dhe në dispozicion provat. Tani është koha që drejtësia të tregojë veten

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka publikuar foto të dosjes që ka dërguar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Në një mesazh në rrjetet sociale, Kryemadhi shprehet se provat janë në dispozicion të drejtësisë dhe është koha që SPAK të tregojë veten.

“SPAK i ka gati dhe në dispozicion provat. Tani është koha që drejtësia të tregojë veten dhe të japë drejtësi në interes të qytetarëve shqiptarë”,- shkruan Kryemadhi në mesazhin e saj në rrjetet sociale.

SHKARKO APP