Kryemadhi sulmon Komisionin Hetimor për Inceneratorët: Dëshmia e Ramës dje, reklama më e lirë që i ka kushtuar

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në fjalën e saj në seancën e kësaj të enjte në Kuvend, shfaqi kritika për Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Për të qëllimi i këtij Komisioni është të mbyllë çështjen dhe të ”detyrojë” SPAK që të marrë një vendim politik, por theksoi se LSI do të vijojë me denoncimin e kësaj afere. Dëshminë e kryeministrit Rama prej 10 orësh, Kryemadhi e cilësoi si qesharake dhe si reklamën më të lirë që i ka kushtuar ndonjëherë atij.

“Afera e inceneratorëve u bë qesharake me Komisionin e djeshëm. E djeshmja ishte reklama më e lirë që i ka kushtuar Ramës me atë komision, që për mua ishte një amnistues së aferës së inceneratorëve që mbulon krimin që ka ndodhur me të. Ne kemi bërë hetim, kemi dorëzuar dosjen në SPAK.

Nëse Komisioni i Inceneratorëve ku opozita vendosi veton që LSI të mos jetë pjesë, shërben për ta mbyllur aferën dhe për ta vendosur SPAK me shpatulla pas murit për të dhënë një vendim politik, kjo është tjetër gjë.

Jua bëj të qartë që çështjen e inceneratorëve do e vazhdoj deri në fund sepse nuk është vetëm Lefter Koka, por shumë të tjerë të përfshirë dhe koka është vetë Rama”, tha Kryemadhi.

SHKARKO APP