Monika Kryemadhi takim me të rinjtë në kryeqytet, takon edhe biznesmenin e suksesshëm Lorenc Goga

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim sot me të rinj të cilët punojnë në një prej kompanive më të mëdha në vend, sa i takon sektorit të Call-Center në kryeqytet.

Ajo u takua me biznesmenin e ri Lorenc Goga dhe stafin e tij. Goga është kthyer nga Italia duke punuar e investuar në Shqipëri duke rezultuar një nga biznesmenët me të suksesshëm të emigracionit shqiptar.

Kryemadhi, teksa ka biseduar me të rinjtë, ka treguar për mbështetjen dhe programin zgjedhor që LSI ofron për biznesin dhe punësimin. Në fjalën e saj, Kryemadhi ka theksuar se programi i LSI ofron munëdësinë që të rinjtë jo vetëm të shkollohen, por edhe të punojnë.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit

Pavarësisht se çfarë shkollimi bën, Call Center sot është një lloj biznesi që ofron një punë të mirë. Vërtet ti merr një prioritet në degët e universitetit, por kur mbaron universitetin, prapë je i paqartë se cilat janë hapat që do të hedhësh në vijim, dhe ndoshta kjo pjesa e Call Center është edhe një gjë e mirë që të parapërgatit për jetën. Ne prandaj e kemi të përfshirë edhe në programin tonë, me ‘Mëso dhe Fito’ që mund të jesh edhe në shkollë, por edhe punon, për të krijuar në këtë mënyrë një lloj mundësie edhe për të qartësuar idetë e tua për atë rrugë që do të ndjekësh nesër.
Shpeshherë mungesa e objektivave dhe e planeve na ka bërë që jo vetëm të rrimë në vend, por edhe të kthehemi mbrapsht në objektivat tona.

Për mua është hera e parë që hyn në një biznes të tillë. Kemi shumë miq që kanë Call Center. Kisha dëgjuar, por nganjëherë njerëzit duhet ti shohin, ti prekin gjërat vetë dhe faktikisht është një hapësirë që ndoshta mund të krijojë një mundësi të mirë punësimi, me një pagë të mirë paguar, por ndoshta edhe duhet ta vrasim pak mendjen, sepse sikurse ju keni sjellë risi përsa i përket ndihmës që i jepni klientëve me kreditë, apo shitjen e siguracioneve, të mos rrimë thjesht në kuadrin e kësaj, por të dalim edhe në kuadrin e krijimit të out-sourceve, që janë tepër të domosdoshme.

Në fakt në një farë mënyrë i ka India, por edhe vende të Bashkimit Evropian, që janë vetëm gjysmë ore larg dhe mund të jenë out-source që rrisin të ardhurat tek ne, por krijojnë edhe mundësi zhvillimi. Përveç çështjes së orareve, është edhe çështja e pagesave, të cilat krijojnë mundësinë për shitjen e produkteve, të cilat kanë cilësi të lartë, pagesë të mirë, por edhe janë të garantuara në pagesa përsa i përket kompanive që janë këtu, por edhe punonjësve. Nga ana tjetër është shumë më e kollajshme të jetosh në Shqipëri, sepse edhe klima është shumë e mirë, janë afër familjeve të tyre.

Nëse Zvicra jeton me sistemet bankare, ne mund të jetojmë me krijimin e hapësirave apo të network-ut të IT-së edhe pse e gjitha bota tashmë po shkon drejt komunikimit virtual, teknologjisë. IT-ja është një nga punët më të paguara sot, por ne duhet ta kthejmë në eficiencë në mënyrë të tillë që të ketë garancinë e punës, por edhe cilësinë e mësimdhënies, por edhe të profesionistëve me një cilësi të mirë.

SHKARKO APP