Kryemadhi takim me një nga të proceduarit që protestoi kundër inceneratorit të Fierit në vitin 2017

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk i ndahet aferës së inceneratorëve. Teksa ka dorëzuar paditë për inceneratorin e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit, ajo vijon të denoncojë përditë në media skandale mbi këtë aferë.

Pas takimit me strukturat e degës së Lushnjes këtë të martë në kuadër të zgjedhjeve të 6 marsit, Kryemadhi ka takuar pikërisht një nga 17 banorët e proceduar në 2017 në fshatin Mbrostar kundër ndërtimit të inceneratorit.

Vladimir Bita është një nga ta, dhe megjithëse SPAK ka nisur hetimet për të tre inceneratorët, Bita vijon të jetë akoma nën hetim nga prokuroria e Vlorës, pse ka protestuar kundër inceneratorit.

”Ky është Vladimir Bita, 1 nga 17 të proceduarit e LSI vetëm në një fshat që protestuan kundër inceneratorit të Fierit. Prokuroria e Vlorës vijon presionin mbi këta qytetarë qe siç rezultoi, ishin në të drejtën e tyre, duke kundërshtuar korrupsionin shtetëror që donte t’i helmonte tokat dhe jetët e familjeve të tyre”,-shkruan Kryemadhi në facebook.

SHKARKO APP