Kryemadhi takim me të rinjtë: Shpresa për ndryshim zbehet kur qeveria dhe opozita bëhen bashkë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi këtë të premte zhvilloi një takim me ekipin e Gjeneratës për Ndryshim në LSI, ku thotë se mezi pret që të njihet me platformën e tyre. Për të politika ka braktisur misionin, dhe se hpresa për ndryshim zbehet kur qeveria dhe opozita bëhen bashkë. ”Të rinjtë dhe profesionistët me eksperiencë po emigrojnë masivisht për të gjetur një jetë më të mirë. Sepse, në një vend zbehet shpresa për ndryshim, kur qeveria dhe opozita shkrihen në një dhe bashkëpunojnë për të fuqizuar veten në kurriz të qytetarëve”.

Postimi i plotë

Rritja e çmimit të naftës, shtrenjtimi i energjisë elektrike, borxhi publik në nivelet e riskut të falimentit, përkeqësimi i sistemit shëndetësor dhe arsimor, janë të gjitha produkte prej një politike që e ka braktisur misionin për të mbështetur njerëzit.

Të rinjtë dhe profesionistët me eksperiencë po emigrojnë masivisht për të gjetur një jetë më të mirë. Sepse, në një vend zbehet shpresa për ndryshim, kur qeveria dhe opozita shkrihen në një dhe bashkëpunojnë për të fuqizuar veten në kurriz të qytetarëve.

Është detyrë kombëtare e të gjithë atyre me më shumë eksperiencë, që të angazhohemi për ta zhveshur arenën politike nga imoraliteti dhe rregullat e padrejta, e të krijojmë më shumë hapësira reale për përfshirjen dhe kohezionin me gjeneratën e re.

Ekipi i Gjeneratës për Ndryshim në LSI më surprizon me botëkuptimin e tyre për aktualitetin dhe pres me padurim të njihem më tepër me GEN platformën.

SHKARKO APP