Kryemadhi, takime me qytetarët: Programi i LSI, rimëkëmbja e ekonomisë dhe ndalimi i eksodit të shqiptarëve

Monika Kryemadhi ka vijuar takimet me qytetarë dhe mbështetës. Ndalesën e radhës Kryemadhi e zhvilloi në Tiranë ku kishte një takim ndryshe, në një nga banesat e qytetarëve. Kryetarja e LSI e shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Endrit Braimllari dhe nënkryetari i LRI, Klevi Pojana ka bashkëbiseduar dhe ka dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.

Papunësia, largimi i të rinjve ishin disa nga problematikat që ata i ngritën Kryemadhit. Ndërkaq, kryetarja e LSI iu shpjegoi programin për ekonominë ku synimi kryesor është mbështetja e biznesit të vogël, inkurajimi i të rinjve për të mos u larguar nga vendi duke i krijuar mundësinë të hapin biznese në vendin e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?