Kryemadhi takon Senatorin e Michiganit, Gary Peters

Gjatë vizitës që po zhvillon në SHBA, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është takuar sot me Senatorin e Michiganit, Gary Peters.

Kryemadhi shprehet se me politikanin amerikan ka diskutuar për sfidat e Shqipërisë dhe rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Në vijim të vizitës në SHBA, u takova me Z. Gary Peters, Senator i Michiganit. Në Michigan jeton një komunitet shumë i madh dhe i mirë integruar shqiptar Z. Peters është edhe Co-Chair of “The Albanian Caucus” në Senat. Në këtë takim bashkë me Z. Peters diskutuam për sfidat e Shqipërisë, shtimin e bashkëpunimit, duke marrë në konsideratë të dyja funksionet e tij, edhe për të rritur vëmendjen e Senatit amerikan përmes “Albanian Caucus”, por edhe me shqiptarët në zonën prej ku z.Peters është zgjedhur”,- shkruan kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një postim në Facebook.

SHKARKO APP