Kryemadhi takon të rinjtë: Rama vjen vërdallë pa program
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i’u ka premtuar të rinjve të kryeqytetit se LSI-ja do ta rrisë buxhetin për arsimin në nivelin 5%. Gjatë takimeve me të rinj në zonën e Kombinatit dhe Astirit, Kryemadhi shpjegoi se arsimi është prioritet për LSI-në, që sipas saj është forca e të rinjve.
“Një tjetër investim i yni është taksa 1 për qind që ne kemi vënë për të ardhmen. Duket si e vogël por krijon një efekt, një impakt goxha të madh për buxhetin për arsimin”. Kryetarja e LSI-së nënvizoi se programi “Nga bebja në bebe” është plotësisht i realizueshëm. Për kryeministrin Edi Rama, tha se vjen vërdallë pa program.
”Ai vesh pantoflat e kuqe, xhaketat e kuqe, i fut edhe një fustan dhe mendon se kështu do të pasurohen shqiptarët. Sepse mendon se kështu do të krijojë vende pune, mendon se kështu do të krijojë hapësira për të rinjtë. Prandaj, më 25 prill Arla, si votuese për herë të parë që je ngule votën mirë për të ardhmen tënde”,-tha Kryemadhi.