Kryemadhi: Të gjithë e dimë se Basha është zëdhënës i Ramës. Të bërtasë sa të dojë brava

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për luftën që ka shpërthyer për të marrë opozitën. Kryemadhi tha se Basha është “zëdhënës i Ramës” dhe se askush nuk beson që ai është opozitë e vendit.

Ylli Rakipi: Ju tani bashkë me Berishën kërkoni të merrni opozitën. Si e bëni këtë?

Monika Kryemadhi: Unë nuk kam çfarë opozite të marr, kur asnjë nga gazetarët, shoqëria civile, asnjë nga ambasadorët dhe diplomatët që flisnin për shitblerje të votës, nuk e hapi gojën, kur shihej se si shitblerja e votës, vinte përmjes legalizimeve fiktive, etj. Mund të bërtasë sa të dojë brava, që është opozita, por të gjithë e dinë që është zëdhënësi i Ramës.

SHKARKO APP