Kryemadhi: Te KQZ sot duhet të shkojë Prokuroria, pasi është në shkelje të ligjit

Kryetarja e LSI në një intervistë për emisionin Opinion, Monika Kryemadhi, tha se deri në 12 gusht ka shumë kohë përpara.

“Aksioni do të jetë hap pas hapi, këtë javë është konsultimi ynë me partitë aleate. Do vazhdojmë gjithë procesin që do vijë në mënyrë të njëpasnjëshme. Nuk është problemi aty, tek zënia e zyrave, ata nuk do të shkojnë në zyrë asnjëherë. E di sa gjëra do ndodhin deri në 12 gusht”, tha Monika Kryemadhi.

Sipas saj në 30 qershor nuk kishte zgjedhje, por vetëm votime dhe ndaj opozita nuk ndërhyri. Kryemadhi tha se edhe OSBE/OHDIR deklaroi qartë se në 30 qershor nuk kishte zgjedhje, por vetëm votime.

Sa i përket deklaratës së zëdhënëses së Komisionit Evropian, Kryemadhi tha: Zonja që ka bërë deklaratën nuk e ka shkruar vetë, ia kanë shkruar të tjerët. Zonja nuk e ka të qartë që faktikisht ka një ngërç shumë të madh në atë që thotë. Ajo thotë të shkojnë në zyrë, kush të shkojnë në zyrë. Po kush?

Në lidhje me reagimin e ambasadës Amerikane ajo tha se e mbështet atë. Sipas saj zgjedhje do të ketë në 13 tetor, pasi dekretin e Presidentit nuk e gjykon dot tjetër gjykatë, vetëm ajo Kushtetuese siç e mështet dhe OSBE/OHDIR.

Intervista e Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi për Opinion

Dje u votua, doli rezultati, opozita kishte deklaruar se nuk do lejonte votime pastaj ndërroi strategji 7 ditët e fundit. Çfarë do të ndodhë pas votimeve në vijim?

Mund t’u korrigjoj vetëm pak? Opozita ka thënë zgjedhje me 30 qershor nuk do ketë. Dhe faktikisht zgjedhje nuk ka. Ishin zgjedhjet e PS. Sa për të qenë të qartë z. Fevziu duhet të kuptojmë diçka. Ka një keqinformim sepse dhe raporti i ODHIR-it e bën shumë të qartë historinë ku thotë votimet, nuk thotë zgjedhje. Votimet janë një nga 10 komponentët e zgjedhjeve.

SHBA, BE thonë personat hyjnë në zyrë…

Jo nuk thonë personat hyjnë në zyrë. BE ka një problem sepse e para zonja që ka bërë deklaratën nuk është se e ka shkruar vetë, ia kanë shkruar të tjerët. E dyta, zonja nuk e ka të qartë që faktikisht ka një ngërç shumë të madh në atë që ka shkruar dhe në atë që thotë. Sepse ajo thotë që të shkojë në zyrë, por kush do shkojë në zyrë?

Të zgjedhurit lokalë…

Kush të zgjedhur? Tani shkojmë te deklarata e Ambasadës Amerikane. Që personat që kontestojnë rezultatin të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese. Po unë jam në rregull me dekretet e Presidentit. Partia Socialiste nuk është dakord. Ligjërisht dekreti I Presidentit edhe pse unë nuk jam dakord është që zgjedhjet e 30 qershorit janë spostuar në 13 tetor. Tani unë duhet të zbatoj dekretin e Presidentit.

KQZ i jep mandatin këtyre personave dhe shkojnë në detyrë. Çfarë reagimi do bëni ju, znj Kryemadhi?

Në faqen 4 të raportit të ODIHR-it thotë: Gjërat u bënë më komplekse për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese dhe një gjykatë të lartë funksionale, ku e para është i vetmi organ i mandatar për të vendosur në lidhje me kushtetutshmërinë e dekreteve të Presidentit. Tani, kjo do të thotë që kushtetutshmërinë e dekreteve mua nuk ma japin as kushërinjtë apo motrat dhe vëllezërit e deputetëve socialistë që punojnë nëpër ambasada dhe përgatisin deklaratat e ambasadave, nuk ma japin as njerëz që nuk kanë përgjegjësi politike. OSBE-ODIHR thotë: Unë them ka apo jo standarde. Certifikimin e zgjedhjeve e bëjnë institucionet. Po kush janë këto institucione? Qeveritë, parlamentet dhe institucionet e tjera. Prandaj jemi këtu ku jemi ne sot sepse jemi sipërfaqësorë. Kongresi i pushtetit vendor nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit.

A do i lini apo jo të hyjnë në zyrë?

Këto nuk janë zgjedhje, janë votimet e PS.

Këto do marrim mandatin…

Nuk e marrin dot.

Po do ja japë KQZ-ja…

Te KQZ sot duhet të shkojë Prokuroria pasi është në shkelje të ligjit.

Po ju çfarë do bëni znj. Kryemadhi? Cili do të jetë aksioni juaj?

Aksioni ynë do të vazhdojë hap pas hapi. Unë me një bonses dhe me një dashamirësi them se kanë marrë pjesë 15 për qind.

Çështja është, a do t’i lejoni ju të hyjnë në zyrë?

Po s’mund të hyjë në zyrë ai me 30 për qind të votuesve. Atëherë këtu jemi në këtë bilanc, që themi që reforma në drejtësi ka dështuar, sepse mos ngritja e gjykatave është që Edi Rama të groposë të gjitha institucionet shtetërore dhe t’i marrë në dorë. Dhe tjetra:, shkatërrimi i Gjykatës së Lartë. Pse kujtoni ju se i qan zemra Edi Ramës? Mos funksionimi i Gjykatës së Lartë nxjerr nga burgu kriminelë të kërkuar që janë për ekstradime, të cilëve Edi Ram u ka hyrë garant dhe prandaj nuk e ngre Gjykatën e Lartë në mënyrë të tillë që të lirojë kriminelët , që të mos ekstradohen në vendet që kërkohen, në vendet e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo është kriminale dhe ka përfshirje të instrumenteve dhe angazhimeve të tjera të strukturave kombëtare dhe ndërkombëtare, institucionale dhe të drejtësisë, të cilët janë të përfshirë me të gjithë këtë angazhim dhe kapje të krimit të organizuar.

Çfarë do ndodhë tani? Të zgjedhurit e Ramës supozohet që do shkojnë në zyrë, çfarë do bëni ju?

Vijmë tek aksioni opozitar i opozitës. Do vazhdojë. Sondazhet e juaja kanë qenë sondazhet më të vërteta që ka pasur gjatë gjithë kësaj kohe po themi opinioni publik, të gjihta televizionet e Edi Ramës thonin që 60 % e Shqiptarëve do marrin pjesë në zgjedhje, kur sondazhet tuaja thonin 87 % e shqiptarëve kanë qenë kundra, dhe faktikisht sondazhet e opinionit unë do të shikoj sesi do të dalin sondazhet e faqes tuaj në mënyrë të tillë për të kuptuar, tani çfarë do ndodhi me aksion opozitar. Që të jemi të sinqertë, sot opozita…

Të sinqertë jo ta ktheni në 3 ditshin e fundit.

Unë shquhem për sinqeritet zoti Fevziu, dhe unë një nga armët e mia më të forta sinqeritetin kam.  Tani janë hap pas hapi, për shëmbull këtë javë është konsultimi ynë me aleatët pra gjithë fronti opozitar jemi në konsultim, do të vazhdojmë në proçesin që do të vijë në mënyrë të njëpasnjëshme përveç gjith anës ligjore.

Në ditën që të zgjedhurit e votimeve të 30 qeshorit do të shkojnë në zyrë, çfarë qëndrimi do të mbani ndaj tyre?

Ajo nuk është problem aty për njerzit që do ikin në zyrë të Edi Ramës që skanë për të shkuar asnjëherë, sepse do të ketë hapa të tjerë, veprime të tjera që do ti bëjë vet Edi Rama. Tani unë po ju them diçka se do ti shesi të gjithë me radhë, që nga lali eri e të tërë me radhë, për të shpëtuar kokën e vet.

Ore mund ti shesi por ata po shkojnë në zyrë?

Po nuk do të shkojnë dot se kemi kohë deri në 12 gusht. E di sa gjëra do të ndodhin deri në 12 gusht. Vijme para kësaj, sot opozita është e qartë për tu dhënë alternativën shqiptarëve. Shqipëria sot është në krizë, shqipëria sot nuk ka asnjë alternativë, shqipëria sot është në një kolaps të jashtëzakonshëm, reforma në drejtësi është një moçal që po shkon drejt asfiksimit dhe mos të them që është asfiksuar. Atëherë sot çfarë duan shqiptarët? Mos kujtoni se 87% e shqiptarëve janë dakord me opozitën që nuk vajtën në zgjedhje. Jo, ka shumë arsye, por ama aksioni opozitar i opozitës tregoi që Edi Rama është në minorancë me minoracën.

Çfarë do të bëje me 78% sepse politika është produkt. 

Produkti më i madh, a thoshte, nuk po them ERTV apo televizionet që janë më militante se ERTV, a thonë se 60% e shqiptarëve janë me Edi Ramën? Doli që 87% nuk e duan. Unë do të bëjë hapin tim.

Si do të bëni ju me të zgjedhurit në votime?

Do të largojmë krimin e organizuar, do luftojmë t’i japim shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme do t’i krijojmë mundësinë që shqiptarët të ndërtojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre në Shqipëri, do të bëjmë që të largohet krimi i organizuar që ka uzurpuar shtetin shqiptar, Parlamentin, qeverinë dhe sistemin dhe reformën në drejtësi. Ku jemi sot?

A e mori Shkodrën dhe Kamzën ai?

Ku e mori Shkodrën ai? Prit tani se janë hapësirat e tjera. E para, dua t’iu theksoj diçka. Raporti i OSBE i ka hedhur të gjithë procesin zgjedhor Edi Ramës edhe për kandidatët e BD-së, e ke shumë të qartë se kandidatët e BD-së janë ilegjitim, pra 61 kandidatët e Edi Ramës janë të pavlefshëm. Në qoftë se Edi Rama do t’i quajë zgjedhjet e 30 Qershorit se zgjedhjet e 30 Qershorit sipas tij janë votimet e PS-së. Edi Rama do të thotë se unë i kam zgjedhje, por janë votime, në qoftë se do i quaj, në qoftë se nuk i quaj kemi zgjedhjet me 13 Tetor.

Nëse i quan ai çfarë do të bëni ju se ai dje doli i përshëndeti?

Dje doli i përshëndeti, por dhe kollarja u bë qullë nga djersët dhe nga sikleti.

Çfarë do të bëni ju?

Ne e kemi zgjedhur rrugën tonë, kemi axhendën tonë që është shumë e qartë dhe deri sot axhenda jonë që nga momentet e djegies së mandateve ka ecur me efikasitet.

Nuk ka pasur ndonjë spostim rrugës?

Absolutisht. T’iu bëj një pyetje, dekreti i Presidentit në fletoren zyrtare edhe po ishte i paligjshëm ka hyrë në fletoren zyrtare, ka hyrë në fuqi. PS-ja kishte shansin ta çonte në Gjykate Kushtetuese edhe pse nuk ekziston gjykata Kushtetuese.

Ju kishit shansin znj. Kryemadhi që të bllokonit një votim të paligjshëm, gjë që se bëtë.

Jo, jo pse do bllokoj votimet e PS –së unë, ndërhyn PS-ja tek votimet e mija? Sepse ky votim do të japë një produkt pas 2 javësh, këta do të hyjnë në zyrë, do administrojnë edhe qytetarët e tu, edhe bashkitë që keni patur ju. Të vjedh pronën Edi Rama ty, shkon ankohesh ti në gjykatë apo Edi Rama.

Padyshim që ankohem unë, po të ma vjedhi me vendim qeverie. 

Po, edhe unë kam dekretin e Presidentit, që jam dakord me dekretin e Presidentit. Me logjikën e tij, ai shkon edhe i nxjerr njerëzit nga shtëpia.

Ju çfarë do të bëni, keni një strategji?

Kemi një strategji dhe një plan që ju do të suprizoheni, siç u surprizat më datë 30 Qershor.

Po unë u suprizova shumë më datë 30.

Mos harro Fevziu, gjaku dhe vëlla-vrasja midis qytetarëve i interesonte vetëm Edi Ramës sepse ky proces do të largonte vëmendjen nga minoranca e minorancës dhe sot të gjithë ndërkombëtarët, se i kanë ulur tonet ndërkombëtarët. Nga kërcënimet që na bënin për viza, nga kërcënimet që nuk do t’ju lëmë të dilni jashtë vendit, nga dosjet e bardha, nga dosjet e zeza.

Ju kanë bërë kërcënime për viza znj. Kryemadhi?

Asnjëri z. Fevziu, dëgjoj z. Rama që fliste në emër të ambasadave sepse unë kontaktin që kam patur me ambasadat, kanë qenë buzëqeshje, por ajo që dua të them është që z. Rama duhet ti japë zgjidhje brenda Partisë Socialiste. Unë po pres tani që ai të dënoj liderët e PS-së sepse kështu tha dje, do të bëjmë analizën dhe do të mbajnë përgjegjësi liderët.

SHKARKO APP