Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:16 Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën Sipas Reuters, Merz ka shprehur shqetësimin se takimi mund të përsërisë skenarin e samitit Trump-Putin në Alaskë. Për këtë arsye, ai i bëri thirrje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Monika Kryemadhi: Qeveria të blejë tampona dhe t’i merren çdo familje, shpi me shpi, analizat për koronavirus

Monika Kryemadhi: Qeveria të blejë tampona dhe t’i merren çdo familje, shpi me shpi, analizat për koronavirus

Aktualitet
E shtunë, 4 Prill 2020 19:04
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi sot se vendit i duhet një plan emergjence për të përballur krizën ekonomike që po vjen nga koronavirusi. Në një intervistë për “News 24”, Kryemadhi u shpreh se qeveria po përhap panik dhe nuk po menaxhon situatën me përgjegjshmëri.

Ajo solli në vëmendje deklaratat e Edi Ramës kur thoshte se piku i infektimeve është në mars, ndërsa tani deklaron se është në muajin prill dhe qytetarët nuk dihet sa do rrinë mbyllur në shtëpi.

Kryetarja e LSI-së u shpreh se çdo ditë që njerëzit kalojnë në karantinë është një gur i hequr i ekonomisë shqiptare dhe se pas depresionit të qytetarëve nga kranantina do të vijë depresioni ekonomik.

Ajo insistoi se duhet që qeveria shqiptare të sjellë tampone dhe t’ju merren analizat shtëpi me shtëpi me mjekë dhe infermierë të specializuar e të mos lihen në ankth qytetarët që të strehohen “E kam apo jo koronavirus unë dhe familja”.

Pjesë nga intervista e Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi:

Pyetje: Znj. Kryemadhi kush po e përhap panikun?

Kryemadhi: Qeveria e para. Qeveria dhe mediat të cilat janë kthyer në funksion të qeverisë. A e keni parë? Merreni e shikojeni se cili është paniku dhe terrori psikologjik që përhapet te njerëzit, kur është një gjë shumë e thjeshtë. Nëse kjo do të jetë një gjë kaq emergjente, mënyra sesi funskionon, mjafton të merrni dhe të shikoni të gjitha komentet dhe mënyrën sesi flitet, është vetëm panik, i cili dëmton jashtëzakonisht shumë qytetarët nga ana psikologjike. Të gjithë qytetarët, por sidomos shtresat në nevojë, e fëmijët që janë nën terror. Paniku i mungesës së punës, paniku i mungesës së parasë, paniku i mungesës së një të ardhmeje të garantuar, çfarë sjell tjetër? Sjell stres. Po stresi çfarë sjell? Ulje të imunitetit. Ulja e imunitetit çfarë sjell? Zhvillimin dhe kapjen sa më lehtë të njerëzve nga koronavirusi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kjo është e gjitha. Këtu po të shikosh të gjitha televizionet, hapi të gjtha nga 1-121, i ke të gjitha me panik e terror. Njerëzve duhet t’u jepet garanci, duhet t’u jepet qetësi dhe garancinë kryesore të funksionimit të shtetit që u shërben qytetarëve. Jo që shteti i shërben një njeriu të vetëm. A mund të japim disa mesazhe dhe ide më pozitive për njerëzit? Sepse mendoj që njerëzit kanë 4 javë që dëgjojnë helm nga mëngjesi deri në darkë, janë më mirë telenovelat turke që të shikojnë shqiptarët, sesa deklaratat për shtyp që bën qeveria.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Zonja Kryemadhi, si po menaxhohet situata tani kur thuhet se është piku i javës me koronavirus?

Kryemadhi: Unë nuk kuptoj një gjë, pikun e koronavirusit të qeverisë tonë, sepse kjo është java e katërt. Sipas qeverisë tonë duhet ta kishim kaluar para dy javësh. Kështu që mendoj se këto janë të gjitha një lloj mungese jo vetëm të informacionit, por edhe të menaxhimit të gjithë kësaj situate.

Mund t'ju interesojë

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni...

Para 47 minutash
Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Para 2 orësh
Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Para 2 orësh

Mendoj se duhet një lloj ndershmërie dhe sinqeriteti, të paktën nga ai staf mjekësor, i cili i qëndron afër institucioneve të qeverisë. Nuk kam parë asgjë që mund të ketë diçka pozitive që është bërë nga të tjerët. Ajo që është më e rëndësishme është vetëizolimi që qytetarët bëjnë dhe marrja e masave nëpërmjet vetë karantinimit të tyre, apo zbatimit të disa rregullave të cilat në njëfarë mënyre mund të kenë parandaluar përhapjen, por kjo nuk do të thotë që kemi një lloj garancie.

Pyetje: Nëse do të ishit në qeveri çfarë do të të bënit ndryshe në këtë situatë?

Kryemadhi: Unë do të bëja testimin në çdo familje shqiptare. Ajo do të ishte më koston më të ulët dhe me efikasitetin më të plotë. Atë që bëri Koreja e Jugut dhe një provincë në Itali. Dhe ne të jemi të bindur siç i bën regjistrimet Edi Rama për zgjedhjet me administratorët e pallatave me Lali Erin, për një javë të gjitha familjet shqiptare do të ishin testuar dhe do të dinin kush ishte mbartësi dhe kush e kishte kaluar. Do të krijonte jo vetëm izolimin e rasteve, por do të krijonte dhe një siguri emocionale dhe shpirtërore tek qytetarët. Kjo do të ishte gjëja më e thjeshtë dhe do të kishte koston më të ulët. Mjafton të pyesni sa kushton një test. Aq do t”i kushtonte qeverisë shqiptare, do të ishte shumë më e lirë për qeverinë dhe më e kollajshme për ta menaxhuar këtë situatë.

Pyetje: Znj. Kryemadhi flasim pak për ju dhe për ta bërë pak më ndryshe këtë intervistë. Keni qenë disi e tërhequr, të paktën nga daljet publike në këto kohë, keni qëndruar në shtëpi, si është dita juaj në këto javë?

Kryemadhi: Të katërta javët kanë qenë javë me angazhim të jashtëzakonshëm të një shtëpiakeje. Me lexim shumë pak mund të themi shumë pak faqe, ditët e fundit mund të jenë ditë të cilat mund të kem filluar për të lexuar sa më pak. Pjesa më e madhe ka qenë në shërbim të familjes, të fëmijëve, të Ilirit, të prindërve, në mënyrë të tillë për të pasur një normalitet familjar. Mendoj se ka qenë një lloj pushimi dhe respektimi nga ana ime, nuk mendoj se është koha për të bërë politikë të madhe, shumë njerëz më shkruajnë dhe më pyesin se çfarë do të bëjmë. Nuk mendoj se ka ndonjë gjë të madhe për të bërë sot.

Çdo ditë karantine është një gur i hequr në themelin e ekonomisë shqiptare, faktikisht dhe çdo ditë që qeveria nuk merr absolutisht asnjë masë për të krijuar një lloj mundësie dhe ndihme ekonomike ose krijimin e një infrastrukture apo vizioni të qartë ekonomik për bizneset shqiptare do të jetë akoma më e rëndë. Mungesa e informacionit dhe vetëm duke na dhënë arkivolet e të vdekurve në Iran apo në ndonjë vend tjetër dhe duke mos dhënë atë çfarë bën Gjermania se si në ditë bëjnë 50.000 testime, do të ishte shumë më pozitive për opinionin publik dhe për të pasur edhe një lloj anti-virus siç është lufta kundër depresionit. Jo vetëm depresionit familjar por edhe kundër depresionit ekonomik që pasojat sigurisht që qeveria do t’i ketë dhe askush tjetër.

(Marrë me fragmente)

Etiketat e lidhura

edi ramaekonomiaFLoida KerpacikoronavirusMonika KryemadhiPetrit VasiliVangjel Tavovirus
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 16 minutash

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 42 minutash

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 47 minutash

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS
Para 1 ore

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 21 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
13 Nëntor 2026, 21:00

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.