Kryemadhi: Të rinjtë duhet të drejtojnë vendin
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi shprehet se qeverisja e sotme i detyron të rinjtë të largohen nga vendi. Në një takim të zhvilluar me të rinjtë, Kryemadhi shprehet se LSI-ja synon të krijojë mundësitë që të rinjtë të drejtojnë vendin dhe ta bëjnë Shqipërinë shtëpinë e tyre.
“Ndërsa Kryetari i Bashkisë dhe PS i përçmon dhe i mban larg djemtë dhe të rinjtë e Shqipërisë, LSI dëshiron të krijojë mundësi për të rinjtë tanë, në mënyrë që ata të drejtojnë vendin tonë dhe ta bëjnë Shqipërinë shtëpi për veten dhe familjet e tyre”,- deklaron kryetarja e LSI.

KOHA JONË SONDAZH

