Kryemadhi thirrje Ramës: Përballimi i COVID në shkolla kërkon masa konkrete dhe jo propagandë
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, i bën thirrje qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama që të mos bëjnë propagandë me shkollat, por të sigurojnë shëndetin e nxënësve. Kryetarja e LSI shprehet se testimi dhe masat mbrojtëse për nxënësit dhe shkollat janë detyrim i qeverisë.
“Përballimi i COVID në shkolla kërkon masa konkrete dhe jo propagandë. Testimi dhe masat mbrojtëse për nxënësit dhe shkollat janë detyrim i qeverisë. Kryeministër dhe qeveri mjaft kursyet për shëndetin e nxënësve në shkolla, kur nuk kurseni miliarda për koncesione”,- deklaron kryetarja e LSI.