Kryemadhi thirrje shqiptarëve: Mos blini në qendrat tregtare të oligarkëve, por në dyqanet e lagjeve
Në fjalimin e mbajtur për 15-vjetorin e themelimit të LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se sot vendi ndodhet në situatë kritike. Ajo tha se kryeministri me një grup oligarkësh ka kapur ekonominë dhe gjithë biznesin duke harruar qytetarët e zakonshme.
Kryemadhi u bëri thirrje shqiptarëve që të bojkotojnë bizneset e mëdha të lidhura me kryeministrin dhe të blejnë të dyqanet e vogla që mezi paguajnë taksat.
“Ne kemi protestuar fuqishëm dhe kemi mundur ti bindim dhe ata shqiptarë skeptikë se çdo formë proteste është një mënyrë për të ti hequr një gurë themelit mafioz të qeverisë Rama. Sot unë i bëj thirrje së pari të gjithë anëtarëve të LSI por edhe gjithë shqiptareve të thjeshtë e të ndershëm që ushqimet e tyre të përditshme mos ti blejnë në qendrat e mëdha tregtare të oligarkëve, por në dyqanet e lagjeve, te komshinjtë e tyre: Unë i bëj thirrje anëtarëve të LSI së pari por dhe gjithë shqiptarëve që veshjet e tyre mos ti blejnë në qendrat tregtare, po te dyqanet e bizneset e vogla”,- tha ndër të tjera Kryemadhi.
KOHA JONË SONDAZH

