Kryemadhi: T’i japim forca uraganit të ndryshimit që do e kthejë Shqipërinë në shtëpinë e shqiptarëve
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila nuk po ndalon me fushatën elektorale, thotë se duhet ti japim forca uraganit të ndryshimit që do e kthejë Shqipërinë në shtëpinë e shqiptarëve.
Përmes një postimi në facebook, Kryemadhi ka publikuar momente nga pritja madhështore që u bë ditën e djeshme, gjatë fushatës elektorale në Lushnje, ku edhe thotë se ky qytet e do ndryshimin dhe se do të votojnë për LSI-në më 25 prill.
”Lushnja e do ndryshimin dhe do e realizojë atë në kutinë e votimit, duke mbështetur LSI numrin 6. Fitorja është afër, t’i japim forca për uraganin e ndryshimit që do e kthejë Shqipërinë në shtëpinë e shqiptarëve”.