Monika Kryemadhi tregon “gardianët” që do të mbrojnë votat për Belind Këlliçin

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka treguar se kush do jenë ”gardianët” të cilët do ruajnë votat që do të marrë kandidati i koalicionit ”Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, në votimet e së dielës.

Kryemadhi ka zhvilluar një trajnim me vëzhguesit, komisionerët dhe numëruesit e Kombinatit, të cilët do të jenë pjesë e ekipeve për zgjedhjet lokale të 14 majit.

”Këta janë gardianët e votës së lirë, të cilët me 14 Maj do të mbrojnë dhe administrojnë votën e lirë për Belind Këlliçin dhe koalicionin Bashkë Fitojmë. Sot trajnim me vëzhguesit, komisionerët dhe numëruesit e Kombinatit”,-shkruan Kryemadhi.

SHKARKO APP