Kryemadhi: Unë nuk bëj propagandë me fatkeqësinë e shqiptarëve

“Unë nuk bëj show dhe politikë mbi fatkeqësinë e qytetarëve shqiptarë”. Kështu është shprehur kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Open” në Top Channel. Më e rëndësishme u shpreh Kryemadhi është se çfarë do të bëhet me qytetarët e prekur nga tërmeti sesa sa herë del ajo në televizor. Kryemadhi tha se ka qenë pranë qytetarëve të prekur nga tërmeti por nuk e ka bërë publike.

“Në vend që mediat e Edi Ramës dhe Edi Rama të mendojnë se çfarë të bëjë për ato 13 mijë shqiptarë që iu janë shkatërruar shtëpitë, për ata 51 viktima që kanë vdekur për faj të Edi Ramës dhe për shkak të mosveprimeve të tij, gjëmon se sa herë del Monika Kryemadhi në televizor. Çdo shqiptar që ka zemër, që ka fëmijë, që ka familje nuk mund të përdorë kurrë fatkeqësinë e shqiptarëve për të bërë propagandë”.

SHKARKO APP