Kryemadhi: Sot është dita e krijimit të një fryme të re për të cilën qytetarët kanë nevojë
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.
Në një prononcim për mediat, ajo ka thënë se pas errësirës vjen drita dhe uroi që për shqiptarët të vijë frymë e ndryshim i ri, për të cilën sipas saj, qytetarët kanë nevojë.
“Pak gri, po gjithmonë pas errësirës vjen drita. Dua t’i uroj besimtarëve pas një muaji stërmundimesh për të shlyer mëkatet e jetë, sot është dita e madhe e krijimit të jete të re, fryme të re, që kanë shqiptarët nevojë më shumë se kurrë.
I uroj të gjithë shqiptarët kudo që janë, sepse në këto ditë të rëndësishme, për familjen shqiptare, besimi në Zot na jep forcën, kurajon, për të gjetur angazhime të reja që janë të domosdoshme për të gjithë ne. Faleminderit dhe gëzuar të gjitha!”, u shpreh Kryemadhi.