Kryemadhi uron besimtarët nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve: Begati dhe mirësi në çdo familje
Me rastin e 22 Marsit, Ditës së Sulltan Novruzit dhe 30-vjetorit të rihapjes së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve, uroi shqiptarët për këtë ditë të shënuar.
”Do doja që të ishte një ditë me diell por nganjëherë dhe ky shiu është bereqet. Le të jetë bereqet për familjet e shqiptarëve, në këtë ditë të shënuar të Sulltan Nevruzit, ju uroj mbarësi gjithë shqiptarëve, gjithë besimtarëve bektashinj.
Pavarësisht se kjo është një nga forcat tona më të mëdha, harmonia fetare që kemi si popull që ringjalljen e jetës e sjell në këtë ditë të mrekullueshme për të risjellë dhe për të ringjallë begatinë, mirësinë dhe lumturinë për të gjitha familjet shqiptare.
Ju uroj gëzuar edhe juve që gjithmonë jeni njerëzit në terren dhe transmetoni pozitivistet tek njerëzit. Mbarësi dhe ditë më të mira do të vijnë për shqiptarët. Gëzuar”,-tha Kryemadhi në një prononcim për gazetarët.